Nuk dal në Instagram të shaj të tjerët, është e shëmtuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duket se Kiara Tito nuk e ka pritur aspak mirë klipin me titujt e mediave që kanë qarkulluar gjatë këtyre muajve për të dhe në emër të saj. E duket se moderatorja është zhgënjyer më së shumti nga reagimet e mikeshës së saj, Efit dhe Kejvinës, të cilat i kanë bërë shumë përshtypje.

Në një bisedë me Kristin, ajo tha se nuk i pëlqen aspak këto lloj sulmesh, duke e konsideruar si diçka të shëmtuar dhe se ajo nuk do e bënte kurrë. Sakaq, ndër të tjera, Kiara u shpreh se kur është jashtë, ajo i menaxhon më mirë këto lajme sepse nuk u jep vëmendje.

“Kur jam jashtë e menaxhoj shumë më ndryshe veten. Nuk u jap rëndësi atyre që kërkojnë të marrin prej meje. Do përballesh por nuk u jep atë vëmendjen që duan ta marrin me zor prej teje në mënyrë të shëmtuar.

Se kur të kërkon diçka pa të keq do ia kthej përgjigjen. Por, ato sulmet nuk i kam qejf. Gjërat që ndodhin në përgjithësi. Kur dalin jashtë që kanë mllefe dhe e shprehin vazhdimisht. Është shumë e shëmtuar. Nga banorët që janë këtu të dalësh dhe të kesh atë lloj mllefi do të thotë se vërtetë ka diçka që nuk shkon. Unë nuk e bëj, nuk dal në Instagram të shaj të tjerët.”- tha ajo.

You may also like