Nuk bien dakord për pagën, Inter dhe Skriniar drejt “divorcit”

by admin
Spread the love

Duket se “martesës” 5-vjeçare mes Interit dhe sllovakut Milan Skriniar po i vjen fundi. Zikaltrit i kanë komunikuar 27-vjeçarit se klubi nuk do të rrisë ofertën e tyre për rinovimin e kontratës së lojtarit.

Sipas prestigjiozes “La Gazzetta dello Sport” oferta përfundimtare e zikaltërve për sllovakun kap vlerën e rreth 6 milionë eurove në sezon. Agjentët e Skriniar i kanë kërkuar Interit një kontratë me vlerë prej 7 ose 7.5 milionë euro në sezon duke përfshirë bonuset. Megjithatë klubi ka bërë të qartë se ata nuk do të ndryshojnë ofertën e tyre.

Tani që Skriniar duket larg Interit, PSG është rihedhur në sulm për të firmosur me 27-vjeçarin. Parisienët i kanë ofruar mbrojtësit zikaltër një kontratë me vlerë 7.5 milionë euro në sezon + bonuse, që mund të çojnë pagën e tij deri në 9 milionë euro. PSG ishte pranë transferimit të Skriniar edhe në merkaton e verës, por Interi nuk lejoi gjë të ndodhte transferimi. /oversport.tv

You may also like