Nuk arriti të nxjerrë dot ekipin nga kriza, Bledi Shkëmbi largohet nga Teuta

by admin
Spread the love

Ka përfunduar aventura e Bledi Shkëmbit në krye të pankinës së Teutës. Tekniku korçar zuri vendin e Renato Arapit në krye të pankinës së skuadrës durrsake, por nuk arriti që të nxjerrë ekipin nga kriza e rezultateve.

Shkëmbi ka takuar skuadrën në seancën e sotme stërvitore dhe u ka bërë të ditur vendimin për të mbyllur bashkëpunimin me Teutën. Stërvitja më pas është drejtuar nga Bledar Hodo.

Shkëmbi mori drejtimin e Teutës në javën e 4-t të kampionatit dhe arriti të grumbullojë 6 pikë (1 fitore dhe 3 barazime) në 9 ndeshje në krye të skuadrës durrsake, pa arritur që të largojë skuadrën nga vendi i fundit në renditje.

Teuta nuk ka konfirmuar akoma trajnerin e ri, por një nga emrat që lakohet më shumë është ai i Edi Martinit, që njeh shumë mirë skuadrën durrsake. / Oversport.tv

You may also like