Nuhiu flet pas fitores ndaj Feronikelit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Klubi Futbollistik “Drita” rikthehet përsëri tek fitorja më në fund pas katër ndeshjeve.

Gjilanasit kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Feronikelit me rezultatin e pastër, 0-2.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, e pranon se kanë qenë në preson pas pjesës së parë kundër Feronikelit.

‘Në pjesën e parë ishin në presion. Ka qenë presion i lartë. U mundova t’i motivojë lojtarët që të çlirohemi dhe do të vijmë te goli. Kishim nevojë për fitore. Në pjesën e dytë shënuam dy herë dhe erdhi qetësia. I përgëzojë lojtarët për paraqitjen e mirë. Kemi pasur nevojë për një fitore. Kemi bërë ndeshje të mira, por jo edhe rezultate. Se sa po luan Drita mirë, por tregon se nuk po rrezikohemi shumë nga kundërshtari’, tha Nuhiu

“Bardhekaltërit” tashmë renditen në vendin e tretë me 16 pikë të mbledhura.

/Gazeta Sheshi/

You may also like