NSA-ja dhe FBI-ja paralajmërojnë sulme nga hakerët kinezë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Disa agjenci federale amerikane kanë lëshuar një paralajmërim për disa dobësi sigurie në pajisjet e rrjetit të cilat mund të shfrytëzohen nga hakerë të qeverisë kineze.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA), Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Infrastruktura Sigurie (CISA) lëshuan një paralajmërim duke treguar mënyrat se si hakerët kinezë po sulmojnë kompanitë e telekomunikacionit dhe ofruesit e shërbimeve të internetit.

Përmes një publikimi zyrtar, ato detajojnë 16 dobësitë e sigurisë të pajisjeve nga brendet si Cisco, Netgear dhe Pulse Secure. Këto dobësi janë zbuluar publikisht gjatë viteve 2018-2021 dhe pajisjet e vënë në shënjestër përdoren nga zyra të vogla dhe rrjete sipërmarrjesh.

Agjencitë rekomanduan instalimin sa më parë të përditësimeve për pajisjet në mënyrë që të ulet rreziku. Qeveria amerikane ka qenë në gatishmëri të lartë në lidhje me rreziqet e sigurisë që vinë nga vende si Rusia dhe Kina.

Vitin e kaluar të paktën gjashtë institucione shtetërore janë hakuar nga qeveria kineze, sipas një raporti të Mandiant. Kina i ka mohuar si zakonisht.

Rruga Press

You may also like