NPB i quan të pavërteta dhe shantazhuese deklaratat e ministrit Aliu: S’ka shkelje ligjore

by admin
Spread the love

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, kërkoi hetim për Ndërmarrjen Publike Banesore lidhur me rrënimin e objektit në Lakrishtë. Për këtë ka reaguar kjo ndërrmarrje duke i quajtur deklaratat e ministrit Aliu si të pavërteta dhe shantazhuese, raporton Ekonomia Online.

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike
Banesore, Hajdar Hoxha, gjatë një konference për medie tha se NPB-ja nuk ka bërë
me shkelje ligjore.

“Reagojmë ndaj lajmeve të pavërteta, kërcënuese
dhe shumë dashakeqe të ministrit Liburn Aliu. Ne ishim dëshmitar të një
paraqitje joprofesionale, shantazhuese aspak tipike të një pozite qe mban ai.
Liburn Aliu vet e theksoi qe nuk kemi të bëjmë me një shkelje ligjore në
projektin në fjalë andaj nuk ka qenë nevoja të shpif”, tha ai.

Tutje, Hoxha tha se të gjitha ministritë po përpiqen
vazhdimisht që të dëmtojnë reputacionin e kësaj ndërmarrje publike.

“Ka disa ministri dhe jo vetëm kjo, që në
saje të qeverisë së Kosovës po bëjnë përpjekje që të dëmtojnë reputacionin dhe
interesin e ndërmarrjes publike banesore përmes sulmeve të njëpasnjëshme. Me këto
sulme kjo Qeveri po tenton të dëmtoj imazhin e ndërmarrjes tonë”.

Ai thotë se nga ky projekt do katërfishoheshin
të hyrat e ndërmarrjes dhe se me këtë projekt të hyrat do shkonin deri në 120
milionë euro.

“Nuk i di arsyet se pse janë gjithë këto
sulme, dhe ndalja e këtij projekti, i cili do realizohet për tri vite duke katërfishuar
të hyrët e ndërmarrjes, dhe me këtë projekt shkon 120 milionë”.

“Kërkoj nga këto ministri që t’i ndalin
sulmet mbi ndërmarrjen publike banesore, dhe i kuptoj fushatat politike por qe
ne jemi të pavarur”, përfundoi ai.

Hoxha tha se do marrin çdo veprim të mundshëm
për të mos ndalur punimet e këtij projekti.

“Kam bërë kallëzim penal dhe edhe ndaj ministrit Aliu do ngritëm nëse shohim që ka nevojë, sepse e rëndësishme për ne është që të mos ndërkrehen punimet”.

You may also like