Nottingham Forest- Aston Villa ndajnë pikët, Young realizon një perlë të vërtetë

by admin
Spread the love

Nottingham Forest ka marrë një pikë në “City Ground” në takimin e raundit të nëntë të Premier League përballë Aston Villa.

Ndeshja u mbyll me barazimin 1-1, me të dy skuadrat që luftuan deri në fund.

Takimi u zhbllokua në minutën e 15’, kur Dennis gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Gibbs-White. Vendasit mbajtën avantazhin deri në minutën e 22’, kur Young u dha barazimin miqve me një perlë të vërtetë dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej në balancë.

Në fraksionin e dytë nga të dyja skuadrat u kërkua goli i 3 pikë, por pa sukses.

Pas kësaj sfide Nottingham ngjitet në vend të 19-të me 5 pikë, teksa Aston Villa qëndron në vend të 16-të me 9 pikë./ Super Sport


Top Channel

You may also like