Norwich mposhtet në sekondat e fundit nga Leeds/ Milot Rashica kompleton 90 minutëshin – me këtë notë u vlerësua paraqitja e tij

by admin
Spread the love

Leeds United ka fituar 2:1 të dielën në shtëpi ndaj Norwichit, në ndeshjen e xhiros së 28-të në Premier League.

Te Norwichi, Milot Rashica e kompletoi ndeshjen.

Të parët në epërsi kaluan vendasit. Spanjolli Rodrigo shënoi në minutë ne 14-të pas asistimit të Daniel James.

Fundi i ndeshjes ishte dramatik.

Fillimisht Norwichi barazoi rezultatin në minutën e 91-të me Kenny McLean.

Por vendasit nuk u dorëzuan duke shënuar në minutën e 94-t për fitoren 2:1.

Joe Gelhardt ishte realizator i golit të fitores për Leeds.

Paraqitja 90 minutëshe e Milot Rashicës u vlerësua me notën 6.5 nga ‘SofaScore’.

Me këtë fitore Leedsi mbanë pozitën e 16-të me 26 pikë. Norwichi mbetet i fundit në renditje me 17 pikë.

You may also like