NORVEGJI – Qeveria ofron trajnime për rreth 100 ushtarë ukrainas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KOPENHAGË, 26 janar /ATSH-DPA/-Norvegjia ka planifikuar të ofrojë trajnime për rreth 100 ushtarë ukrainas në pranverë.

“Ukraina ka nevojë për më shumë ushtarë të trajnuar për të luftuar kundër forcave pushtuese ruse. Ata gjithashtu duhet të zgjerojnë aftësitë e tyre në disiplina të ndryshme”, tha ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram për gazetën “Dagens Næringsliv”.

Do të ofrohen trajnime në kujdesin mjekësor dhe trajnime ushtarake speciale të cilat do të zgjasin pesë deri në gjashtë javë.

Deri më tani, Norvegjia ka trajnuar vetëm ushtarë ukrainas për përdorimin e pajisjeve që vendi skandinav i ka ofruar Ukrainës në luftën kundër Rusisë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like