NORVEGJI – Inagurohet tuneli më i gjatë hekurudhor i Skandinavisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KOPENHAGE, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një linjë hekurudhore që përfshin tunelin më të gjatë hekurudhor në Skandinavi u vu në funksion në Norvegji të dielën.

Pasagjerët tani mund të udhëtojnë nga qyteti i Skive në kryeqytetin Oslo në linjën e re Follo me dy binarë përmes tunelit Blix gati 20 kilometra të gjatë, duke reduktuar kohën e udhëtimit nga 22 në 11 minuta.

Linja do të hapej zyrtarisht të hënën nga mbreti norvegjez Harald V.

Sipas kompanisë hekurudhore Bane NOR, kostot e projektit shumëvjeçar arritën në 36.8 miliardë korona norvegjeze (3.6 miliardë dollarë). /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakLezhë, Policia Rrugore në gatishmëri për problematikën nga reshjet e dendura

You may also like