Nora Malaj: Elisa Spiropali ka qenë nxënësja ime, ishte nxënëse absolute, por më vjen keq kur përdor atë gjuhë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nora Malaj, gjatë një interviste televizive, ka folur lidhur me rrugëtimin e karrierës së saj profesionale, të nisur që nga mësimdhënia, e deri në disa prej posteve më te larta politike.

Në një rikthim pas në vite, zonja Malaj ka zbuluar se ka qenë mësuesja e shumë figurave publike në Shqipëri, duke ndaluar te Ministrja Elisa Spiropali.

“Elisa Spiropali ka qenë nxënësja ime, ka qenë absolute, sidomos në letërsi.
Me absolutizmin e saj ajo arriti të fitojë bursë, se për herë të parë u dhanë bursa, unë e përzgjodha, sigurisht por ishte meritë dhe e saj. Merrte pjesë në të gjitha Olimpiadat që mbaheshin. Ndjehem mirë kur ajo është mirë, më vjen keq kur përdor atë gjuhën që nuk i shkon, për të cilën shpesh herë dhe kam reaguar”, është shprehur Malaj.

You may also like