Nora Istrefi flet hapur për jetën e saj private, tregon pse u divorcua

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në një  intervistë, këngëtarja e njohur Nora Istrefi, foli për projektet muzikore dhe jetën personale. Në emisionin “Më lër të flas”, vëllezërit Veshaj e pyetën këngëtaren për ndarjen nga ish-bashkëshorti Robert Berisha.

Nora tha se divorci erdhi si një vendim i dakorduar nga të dy: “Është një vendim që e kemi marrë të dy. Me Robertin, unë jam fejuar në moshën 23-vjeçare dhe kemi qenë për 14 vite bashkë.

Kohën më të mirë e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, sensi i humorit, pamja… kam kaluar shumë mirë. Por nuk shkoi ashtu si e kisha parashikuar, lidhja pastaj ka pasur shumë kriza.

Disa gjëra dua t’i mbaj për vete”. Erdhëm deri te divorci për të pasur qetësi shpirtërore, tha më tej artistja. A ka mundësi për një bashkim me Robertin? Nora iu përgjigj me shumë stil dhe humor: “U bashkua Donaldi me Borën, prisni njëherë, e lemë me këta dy”.

You may also like