“‘Non Grata’ e Berishës nuk pati efekt në zgjedhjet e 6 marsit”, Spaho tregon objektivin kryesor të PD-së

by admin
Spread the love

Ish-nënkryetari i PD-së, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Edmond Spaho, në një emision televiziv ka folur për situatën në selinë blu. Spaho u shpreh se opozita duhet të përgatitet pasi po afrohen zgjedhjet vendore dhe sipas tij gjendja social-ekonomike në vendin tonë është shumë e keqe.

Edmond Spaho: Gjendja social-ekonomike e vendit është shumë e keqe, në një krizë të madhe, po na afrohen zgjedhjet vendore dhe duhet të përgatitemi. Duhet të përqendrohemi në objektivin kryesor që është të çrrënjosim regjimin e Ramës.

Spaho tha gjithashtu se në bazë demokratët janë bashkuar, ndërsa ka shtuar se të gjithë e kuptojnë se ardhmja e opozitës është vetëm bashkimi.

Edmond Spaho: Mendoj se në bazë njerëzit janë më të bashkuar, nuk kanë se çfarë të ndajnë. Të gjithë e kuptojnë se e ardhmja shkon drejt bashkimit. Në grupin parlamentar shoh se ka divergjenca të pajustifikueshme. Pas 6 marsit, ku qytetarët folën po humbim kohë për të realizuar ato objektiva që duhet t’i kemi së bashku.

Ndër të tjera ai tha se shpallja “Non Grata” e Berishës nga SHBA dhe thirrja e ambasadores për mos ta votuar nuk pati efekt. Ai tha se janë vetëm shqiptarët që përcaktojnë se kush do të drejtoj një aprti politike dhe askush tjetër.

Edmond Spaho: Zgjedhjet e 6 marsit treguan se si brenda PD ashtu dhe drejtuesve të djathtë, fakti që Berisha ishte “Non Grata” nuk ka pasur efekt madje edhe thirrja që bëri ambasadorja për të votuar ju e dini se si përfundoj. Është detyrë e anëtarësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë të përcaktojnë se kush I drejton partitë politike në këtë vend. Se kush zgjidhet në krye të partive politike e vendosin vetëm shqiptarët.

Spaho u shpreh se në PD mund të bashkohet kush ka dëshirë, ndërsa shtoi se të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë në procesin zgjedhor, përfshirë edhe Lulzim Bashën. Ky i fundit sipas Spaho-s ka të drejtë të kandidojë për çfarëdo lloj pozicioni të dëshirojë.

Edmond Spaho: E vetmja temë që ne kemi rrahur është bashkimi, dhe si shenjë e vullnetit të mirë për këtë bashkim, shtymë zgjedhjet për kryetarët e rretheve dhe paralelisht me këtë janë shtyrë zgjedhjet edhe për kryesinë e degëve. Presim që të na bashkëngjiten kushdo të jetë pjesë e këtij procesi. Vota është ajo që do të përcaktoj se kush janë drejtuesit. Asnjëri nuk është lënë në rresht të dytë, të gjithë janë ftuar të marrin pjesë në proces sigurisht bazuar në parimin e votës. Dhe Basha nëse dëshiron të kandidojë për ça do lloj pozicionin të do.

You may also like