Non grata dhe paratë ruse, analisti i njohur: Basha dhe Berisha janë pis

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Plator Nesturi thotë se detajet e dala së fundmi në lidhje me dosjen “Muzin” tregojnë domosdoshmërinë e shkëputjes së PD-së nga e vjetra. Në studion e lajmeve të MCN TV, Nesturi tha se opozitës i duhen figura të reja.

“Këtu po luhet kush është antiamerikan dhe kush prorus. Duket sikur këto ndonjëherë bashkërendohen për hir të interesave politike që kanë me njëri-tjetrin. Non grata dhe lobimi me paratë ruse është një tregues që të dy janë pis. Është një ndihmë për vetë opozitën që të shkëputet nga këto dy personazhe që janë e shkuara e PD. Duhen imazhe të reja.”

Më shumë sesa përmes parave të lobimit, Rusia mund të ndikojë përmes parave që pastrohen në Shqipëri.

“Ka të bëjë vetëm me lobimin që doli nga inteligjenca amerikane për financimin e PD-së. Ka shumë elementë, pastrimi i parave është element që mund të ketë ndikueshmëri Rusia. 500 mijë dollar nuk është ndonjë shumë e madhe në raport me ato që qarkullojnë në Shqipëri si para të padeklaruara. Këto synohet të pastrohen. Mund të jenë gjetur rrugë ku ndërhyn sërish influenca ruse. Janë elementë që shërbimet inteligjente janë gati për t’i evidentuar”, tha ai.

You may also like