Noka dhe Shehu: Basha me Veliajn po shantazhojnë delegatët për Kuvendin e 11 dhjetorit, PD më e fortë me Berishën

by admin
Spread the love

Deputetët e Partisë Demokratike të pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha kanë komentuar dje vendimin e Kryesisë së PD për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor, ndërsa kanë shpërthyer në akuza të forta në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha.

Fillimisht ka qenë deputeti i PD, Flamur Noka, i cili teksa ishte i ftuar në një studio televizive akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se po ndihmon Bashën për të dëmtuar Kuvendin e datës 11 dhjetor. Madje, Noka akuzoi Veliajn se po ndërhyn në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike, duke u bërë presion demokratëve që të mos shkojnë në Kuvendin e 11 dhjetorit, por në atë të 18 dhjetorit.

“Më 18 do shikoni ushtarët e Xhorxh Soros në minorancë qesharake që do i braktisin të gjithë demokratët vetëm po e mbushën me njerëz të PS-së. Vetëm po i ndihmoi Edi Rama. Tani që po flasim kam informacion pafund se në Tiranë Erion Veliaj ka shpërndarë ushtarët e tij duke i bërë presion apo duke i kërkuar të bëjë favore delegatëve në shkëmbim të mospjesëmarrjes më datën 11 dhe pjesëmarrjes më 18 dhjetor. Dihet tashmë Erion Veliaj është një nga luftëtarët më të zjarrtë që peng kryetari ka për mbledhjen e kuvendit të 18 dhjetorit. Gjithashtu shumë titullarë të qeverisë së zotit Rama janë duke luftuar kundër pjesëmarrjes në datën 11 dhe pjesëmarrjen më 18 dhjetor”, deklaroi ai.

Më tej deputeti Noka theksoi se në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha do prezantohet platforma kundër dyshes Rama-Basha.

“Në 11 dhjetor do të shkojmë në Kuvend për të shpalosur një platformë që do të rrëzojë regjimin Rama- Basha”, nënvizoi ai.

Ndërkohë gjatë një prononcimi për media edhe deputeti i PD, Tritan Shehu u shpreh se ai njeh vetëm Kuvendin e 11 dhjetorit, ndërsa theksoi se PD do jetë më e fortë për të rrëzuar regjimin e Ramës me rikthimin e Berishës.

“Kuvend ka vetëm një në 11 dhjetor, sepse janë mirë delegatë që kanë depozituar në selinë e PD kërkesën për Kuvendin e PD duke e bërë të detyrueshme, janë mbi 4200 firma”, deklaroi Shehu.

You may also like