Noizy dhe Loredana në një lidhje dashurie? E zbulon kundërshtari i reperit – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reperi i njohur, Noizy dhe Loredana thuhet se aktualisht janë në një lidhje dashurie. Ka qenë pikërisht, kundërshtari i Rigels Rajkut, Cllevio që e ka thënë disa javë më parë.

Në një video live, ai ka thënë se Noizy nuk flet me Mozzikun për këtë arsye.“E di çka mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, u shpreh Cllevio.

Kujtojmë që Noizy dhe Mozzik muaj më parë publikuan një këngë së bashku dhe duket se raportet e tyre ishin të mira, por në javën e fundit u pa se dyshja i kanë prishur marrëdhëniet.

Noizy publikoi këngën “Heart Attack” në bashkëpunim me Loredanën,ndërsa, Mozzik publikoi këngën “Pare” në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Taynën.

You may also like