Noizy ‘çmend’ publikun! Heq maicën dhe hidhet mes fansave në performancën e fundit

by admin
Spread the love

Ai është njëri nga reperët më të kërkuar në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për artistin nga Shqipëria, Rigels Rajkun, i njohur për publikun me emrin artistik, Noizy.

I njëjti po vazhdon performancat nëpër vende të ndryshme jashtë vendit, gjersa shpesh merr vëmendje me veprimet nëpër koncerte.

35-vjeçari së fundmi në një nga performancat derisa po interpretonte hitin “Nuk kan besu” është hedhur në publik për t’u bashkuar me fansat.

Këta të fundit vazhduan me fishkëllimat e britmat duke brohoritur e kënduar me reperin.

“Nuk kan besu” përndryshe u lansua dy vite më parë nga Noizy dhe deri më tani ka mbledhur mbi 40 milionë klikime në kanalin YouTube.

Artisti këtë vit ka qenë mjaft aktiv edhe me prurje e bashkëpunime me emra të njohur të skenës.


You may also like