NJU JORK – UNICEF: Situata humanitare në Gaza sa vjen e përkeqësohet

by admin
Spread the love



NJU JORK, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/  Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet nga dita në ditë, tha një zëdhënës i UNICEF-it, James Elder, i cili vizitoi vendin kohët e fundit dhe paralajmëroi për situatën e rrezikshme me të cilën përballen palestinezët.

Elder tha se sulmet izraelite kishin qenë “të pamëshirshme” dhe se tani ekzistonte një kërcënim serioz i sëmundjeve në Rripin e Gazës pas periudhës së shiut.

“Në mungesë të higjienës, personat e klasës së mesme që më parë kishin një shtëpi me tre dhoma gjumi dhe dy banjo, tani nuk kanë një tualet”, tha ai duke shtuar se aktualisht ishin zhvendosur një milion fëmijë.

“Sistemi i ujërave të zeza është prishur dhe fëmijët kanë mbetur me më pak se një litër ujë të pastër dhe të sigurt. Sëmundja përhapet nga uji, diarreja është jashtë grafikëve dhe ata nuk mund të shkojnë në spitale sepse po trajtohen fëmijët me plagë”, shtoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBeci-Duka: Hapa konkretë për ndërtimin e terreneve sportive të ekipit të Vllaznisë dhe U-17


You may also like