NJU JORK – OKB: Përkeqësohen kushtet e jetesës në 90% të vendeve në mbarë botën

by admin
Spread the love

NJU JORK, 8 shtator /ATSH-DPA/- Kushtet e jetesës në 90% të vendeve në botë u përkeqësuan në vitin 2021, sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të publikuar nga Programi i Programi i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Zhvillim.

Indeksi, i cili mat shëndetin, arsimin dhe standardin e jetesës së një vendi, globalisht ka shënuar një rënie, për te dytin vit radhazi, për herë të parë pas 32 vjetësh.

“Edhe në kulmin e krizës financiare rreth dhjetë vjet më parë, vetëm një në dhjetë vende regjistruan një rënie”, sipas shefit të UNDP-së, Achim Steiner.

Zvicra renditet si vendi më i zhvilluar në botë me një vlerë prej 0.962, e ndjekur nga Norvegjia dhe Islanda.

Në raportin e parë të botuar në vitin 1990, SHBA-ja doli në krye, ndërsa aktualisht renditet në vendin e 21-të. Në fund të renditjes janë Nigeria, Çadi dhe Sudani i Jugut.

Steiner vuri në dukje megjithatë se ka mundësi për të bërë progres, si nëpërmjet teknologjive të reja kompjuterike, shkencës dhe llojeve të reja të grurit.

Për shembull, në Kenia, 90% e nevojave për energji elektrike tani mund të plotësohen përmes energjisë së rinovueshme, falë investimeve të mëdha fillestare.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like