NJU JORK – OKB-ja paralajmëron rrezikun e një krize globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë

by admin
Spread the love

NJU JORK, 13 prill /ATSH-DPA/ Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një “struhi të vërtetë” krizash në ushqim, energji dhe financa që kërcënon të shkaktojë dëme të mëdha, veçanërisht në ekonomitë e vendeve më të varfra, deklaroi sot shefi i OKB-së António Guterres, në Nju Jork.

Gjatë prezantimit të raportit të parë të Grupit të Reagimit Global të Krizave për Ushqimin, Energjinë dhe Financat, i krijuar në ditët e para të luftës ruse në Ukrainë, Guterres tha se ndikimi i luftës është global dhe sistematik.

“Afërsisht 1.7 miliardë njerëz, një e treta e të cilëve tashmë jetojnë në varfëri, tani janë më të ekspozuar ndaj ndërprerjeve në sistemet e ushqimit, energjisë dhe financave që po shkaktojnë rritje të varfërisë dhe urisë”, tha Guterres.

Guterres përmendi gjithashtu faktin se 36 vende importojnë më shumë se gjysmën e grurit të tyre nga Rusia dhe Ukraina.

“Rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, mund të çojë në paqëndrueshmëri sociale dhe politike”, tha Guterres.

“Bota jonë nuk mund ta përballojë këtë. Ne duhet të veprojmë tani”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like