NJU JORK – Guterres: Situata e paqëndrueshme në mbarë botën kërcënon progresin global

by admin
Spread the love

NJU JORK, 19 shtator /ATSH-DPA/- Krizat e shumta dhe situata e paqëndrueshme në mbarë botën po rrezikojnë zhvillimin global, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Ne gjendemi në një moment rreziku të madh për botën tonë. Konflikte dhe katastrofa klimatike. Mosbesim dhe ndarje. Varfëri, pabarazi dhe diskriminim. Dhe së fundmi bota po përballet edhe me rritje të kostove të ushqimit dhe energjisë,” tha Guterres gjatë një fjalimi në Nju Jork.

Ai tha se çdo rrezik po i bën Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm më të paarritshme, megjithatë, këto ende mund të shpëtohen.

“Bota ka një listë të gjatë gjerash për të bërë”, tha Guterres.

Udhëheqësit botërorë ranë dakord për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në 2015. Shtatëmbëdhjetë objektivat duhet të arrihen deri në vitin 2030 dhe përfshijnë dhënien fund të varfërisë ekstreme dhe urisë, përmirësimin e arsimit global dhe luftimin e krizës klimatike.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMiratohet projektligji “Për gazet serrë të fluorinuara”

You may also like