Guterres: Lufta në Ukrainë mund të përhapet

by admin
Spread the love

NJU JORK, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur shqetësimin se lufta në Ukrainë do të përhapet, gjatë një takimi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

“Pushtimi rus i Ukrainës po i shkakton vuajtje të mëdha popullit ukrainas, dhe implikime të thella globale”, tha Guterres.

“Perspektivat për paqen vazhdojnë të zvogëlohen. Shanset për përshkallëzim të mëtejshëm dhe gjakderdhje vazhdojnë të rriten. Kam frikë se bota tani po ecën në gjumë në një luftë më të gjerë. Kam frikë se po e bën këtë me sy hapur”, shtoi ai.

“Bota ka nevojë për paqe. Përdorimi i ashtuquajtur “taktik” i armëve bërthamore është absurd. Ne jemi në rrezikun më të lartë në dekadat e një lufte bërthamore që mund të fillojë aksidentalisht ose e planifikuar”, tha Guterres duke iu referuar kërcënimit të nënkuptuar rus për përdorimin e armëve bërthamore. //a.i/

You may also like