Njihuni me “bishën” e re të Michael Jordan, arrin shpejtësinë 482 km/h

by admin
Spread the love

Nuk është sekret që Michael Jordan është i pasionuar pas makinave dhe shpejtësisë. Falë prodhuesit amerikan Hennessey, mësohet se cila është makina që sapo ka future në garazhin e tij legjenda e NBA-së.

Nuk është as më shumë dhe as më pak se Hennessey Venom F5 (nga sa shihet në foto, në versionin roadster). Bëhet fjalë për një prej kabrioleve më të shpejta (dhe më të shtrenjta) në planet.

“Lodra” e re e Jordanit ka një motor V8 6.6, me turbo dyfishtë, e me fuqi 1,842 CV (arrin deri në 482 km/h).

Me një fuqi të tillë, kjo “bishë” është e aftë të arrijë një shpejtësi të tillë për ta befasuar edhe mitin e Chicago Bulls, që është një koleksionist i makinave sportive.

Sigurisht, Jordan ka një përvojë në makina ultra të shpejta: jo më kot në kohën e tij ai kishte një Bugatti Veyron Grand Sport që i kalonte 400 km/h.


Top Channel

You may also like