Njihen që më përpara, ja fotoja dhe videoja e Andi Shehit me konkurrenten e re të Për’puthen

by admin
Spread the love

Konkurrentja e “Për’puthen nga qyteti i Vlorës, Alvisa Qarri, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur hyri për herë të parë në programin e dashurisë. Ajo u prezantua si vajzë sportiste dhe e thjeshtë

Duke qenë se Për’puthas-it janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ndjekës të ndryshëm gërmojnë për jetën e personazheve duke gjurmuar foto apo pjesmarrje të ndryshme televizive.

Alvisa ka konkurruar në X-Factor, asaj gjithashtu ju gjetën disa video në internet, pasi vajza ka qenë Youtuber.

Po përpos gjithë këtyre, fotoja që po qarkullon në rrjet është një foto midis saj dhe Armando Shehit, i njohur ndryshe si Andi.

Pavarësisht se nuk është shumë e qartë dallohen fytyrat. Fotoja duhet të jetë e para disa viteve, kur Alvisa ka qenë brune. Nuk dihet ende se çfarë i ka lidhur ish-konkurrentin me konkurrenten aktuale.

Po kuptohet se Për’puthas-it e rinj këtë radhë kanë njohje me ata të vjetrit.
Kujtojmë se Eduard Kuçi është mik me Atdhe Xharavinën.

Eris Aga , i njohur si Eri, është mik me djalin nga Presheva, Azemin.

Ritvana, konkurrentja aktuale, vishet me markën e Antonela Berishës, ish-konkurrentes së Për’puthen.

Duket sikur gjithmonë do ekzistojë një lidhje midis konkurrentëve të vjetër me konkurrentët aktual.

You may also like