Njësitë rajonale të bujqësisë në Tetovë, Gostivar dhe Strugë, pas shumë viteve udhëhiqen nga maqedonas

by admin
Spread the love

Zv.ministri i Bujqësisë edhe pas pothuajse dy muajsh as ekipin e vet s’ka mundur ta krijojë. Nënçmimi që ua bën në Qeveri VMRO duket në çdo segment. Për pothuajse 5 javë zv.ministrit as shofer për makinë nuk i është lejuar.

I largon nga puna shqiptarët që të hapë ndonjë vend pune për aktivistët e vet, të cilët përditë e më shumë po e shohin me sy dështimin e koalicionit në Qeveri. Nuk ka fuqi të kërkojë vende shtesë pune as për ekipin e vet të kabinetit.

Po në këtë Ministri përgjegjësit shqiptarë të njësive rajonale në Tetovë, Gostivar e Strugë janë ndërruar me maqedonas. Njësitë rajonale janë pika ku fermerët mund të kenë qasje më të lehtë ndaj shërbimeve.  Për këtë edhe janë krijuar.

Pyesim me çfarë arsyetimi e pranon zëvendësministri që këta shefa të jenë maqedonas në qytetet me shumicë shqiptare, apo edhe kjo heshtje është ajo monedha me të cilën e paguajnë kënaqësinë e egos se janë në pushtet pa pushtet?!

Thua aspak nuk i bëri përshtypje Flakron Bexhetit që kur e vizitoi njësinë rajonale të Tetovës shefi i njësisë për herë të parë në kohën e tij nuk është shqiptar. Shefa maqedonas kanë për ta pritur atë edhe në Gostivar e Strugë. Sidoqoftë, me rëndësi është të ketë një copë funksioni për t’u fotografuar, paçka se nuk i lejojnë as ekip e as fjalë goje.

– Aleanca për Shqiptarët –

You may also like