Njeriu i Vjosa Osmanit që frikësonte Hashim Thaçin me bombë, tash iu “vërsulet” gazetarëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Naser Arifi, njeriu i afërt i presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, i cili dikur frikësonte ish-kryeministrin Hashim Thaçi me bombë, i ka quajtur “djaj” gazetarët e Kosovës.

Anëtari i Listës Guxo, në një reafim në rrjetet sociale të premten, ka thënë se gazetarëve “nuk iu ka mbetur gjë tjetër vetëm zhurma, klithma”.

“Të mjerët, të shkretët si nuk e kuptuan herët se dashuria për pushtet dhe para të bënë të pafytyrë, qyqar, të fut në zhgënjim të pafund!!! Zhurma, klithma, sharjet, tē cilat i shfaqin edhe nëpër studiot televizive, i ngjajnë djallit!”, shkruan ai në Facebook.

“Paparaci” shkruan se Naser Arifi në pranverën e vitit 2013 kishte tentuar të ndalonte takimin e ish-kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi ku kishte organizuar takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjilan.

Arifi, atë kohë kishte bërë një lajmërim të rrejshëm në Policinë e Kosovës se në restorantin ku do të mbahej takimi i ish-kryeministrit me veteranët është vendosur një mjet shpërthyes.

Për lajmërim të rrejshëm, ai ishte akuzuar nga Prokuroria e Shtetit.

Në aktakuzën ndaj Arifit thuhet se ai kishte blerë një kartelë telefoni me të cilën e kishte lajmëruar policinë.

Pasi kishte kryer punë, Arifi e kishte nxjerrë sim-kartelën nga telefoni dhe e kishte hedhur në bërllok. Këtë e kishte bërë për ta fshehur lajmërimin e rremë.

“…në shenjë pakënaqësie për trajtimin e veteranëve të UÇK-së dhe familjarëve të dëshmorëve, pa menduar se do të shkaktojë ndonjë pasojë të ndaluar, e ka blerë një sim – kartelë të telefonisë mobile Ipko dhe në ora 19:01 minutë, ka thirr në numrin e policisë 192, me ç’rast edhe i ka njoftuar se te restoranti “Luxor” ka mjet shpërthyes e që më pastaj e ka ndërprerë linjën dhe ka nxjerrë sim – kartelën dhe e ka hedhë në mbeturina”, thuhet në aktakuzën ndaj mbrojtjes së afër të Osmanit.

Tutje në aktakuzë thuhej se Arifi kishte deklaruar se kishte shkuar në afërsi të restorantit për të shikuar se a kishte pasur ndikim thirrja e tij.

“I njëjtë më pastaj ka deklaruar se me automjetin e markës Mercedes ka shkuar në afërsi të restorantit Luxor për të vërejtura se a ka pasur ndikim kjo thirrje e që ka kuptuar se tubimi kishte vazhduar”, thuhet në aktakuzë.

Me këtë, Arifi kishte kryer veprën penale, “lajmërim apo kallëzim i rremë”, me ç’rast Gjykata Themelore në Gjilan, pas një procesi gjyqësor, i kishte shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 300 euro

You may also like