Njëri nga Prishtina dhe tjetri nga ‘lezeti’ i Shqipërisë! Napoli po mendon që dyshen e mbrojtjes ta blindojë me dy shqiptarë

by admin
Spread the love

Luciano Spalletti duket se ka ndryshuar qëndrim për Marash Kumbullën. Pak ditë më parë u raportua se trajneri i Napolit e kishte refuzuar sygjerimin që i është bërë për mbrojtësin shqiptar.

Ndërkohë prestigjiozja italiane, “Corriere dello Sport” ka publikuar së fundmi një artikull ku shkruan: “Napolit i lind ideja Kumbulla”.

Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për të parë sesi do të shkojnë negociatat për transferimin e Kumbullës. Nëse gjithçka do të mbyllet me sukses dhe Marashi arrin të bind Spaletin, do të formonte një dyshe shqiptare në qendrën e mbrojtjes së Napolit, pasi nga krahu tjetër po luan si titullar edhe Amir Rrahmani. Njëri nga Shkodra e tjetri nga Prishtina…

Kujtojme se ylli dardan shkelqeu ne fitoren kunder Milani duke e “blinduar” sulmuesin e rrezikshëm suedez, Zlatan Ibrahimovicin, ku përposë super paraqitjes, Rrahmani ia mohoi një gol gati të sigurtë Ibrës. 

Mbrojtësi shqiptar u vlerësua me notën 7.7, nga “SofaScore”.  Tani, napolitanët renditen në vendin e dytë me 39 pikë, aq sa ka edhe Milani një vend më poshtë. Lider i Series A është Interi me 43 pikë.

Ndryshe nga sezoni i kaluar kur ishte më shumë rezervë nën drejtimin e Gatuzzos, me ardhjen e Luciano Spallettit, Amir Rrahmani është rritur shumë si lojtar dhe ka fituar me të drejtë vendin e titullarit te Napoli.

You may also like