Njerëzit që nuk kanë çfarë të bëjnë, të paragjykojnë palidhje. Mos u kushto rëndësi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Kur shoh që një femër e ul shikimin, në momentin që e kritikojnë për mënyrën se si vishet, se si trukohet, se sa e dobët apo e shëndoshë është, se çfarë parfumi hedh, se si bërtet, si flet, sa njerëz frekuenton, nëse do apo jo të ketë fëmijë, nëse e konsiderojnë me tip mashkulli, nëse e konsiderojnë si tepër libërale… Çdo herë kujtoj rastet kur unë e ulja shikimin tim për çdo gjë nga këto që më thoshin të tjerët, deri në momentin që kuptova se askush nuk ka të drejtë të më gjykojë, se askush nuk ka të drejtë të gjykojë asnjë”. – Vanessa Incontrada

Në jetë sigurisht do të hasim njerëz nga më të ndryshmit, dhe e dini se cilët do të jenë shumica? Ata që nuk kanë çfarë të bëjnë për t’u dukur superiorë dhe nisin të merren me jetën e të tjerëve. Janë personat që sigurisht kanë shumë kohë të lirë (kush nuk ka kohë të lirë, nuk ka nerva të merret me jetën e të tjerëve), dhe duke mos pasur me çfarë ta mbushin atë kohë, nisin dhe bëjnë thashetheme duke mbajtur në gojë jetën, paraqitjen, apo veprimet e të tjerëve. Mirëpo këta persona harrojnë se me fjalët e tyre, sigurisht të pamenduara, lëndojnë persona të tjerë.

“Vetëm Zoti mund të më gjykojë mua”, thoshtë këngëtari i njohur Tupac, dhe me të drejtë. Sigurisht që ata që përmendëm më sipër do të vazhdojnë të gjykojnë e paragjykojnë, por e rëndësishme është të mos i marrim parasysh fjalët e tyre. Unë e di që të lëndojnë, i kam vuajtur vetë fjalë të tilla dhe mendoja me veten se çfarë kisha të gabuar që njerëzit mendonin gjëra të këqija. Mundoja veten të gjeja arsye që nuk ekzistonin.

Njerëzit duan, nuk kanë çfarë të bëjnë, dhe të gjykojnë kot më kot. Vetëm kaq duhet të mendosh dhe t’i kalosh këto fjalë. Nuk do të mbarojnë kurrë. Ti nuk ke asnjë problem. Sigurisht, nuk je perfekt/e, por as nuk përkufizohesh nga opinioni i nxituar i të tjerëve për ty. Vlen shumë më shumë se aq dhe duhet të nisësh t’i shumëzosh mendimet e të tjerëve me zero (sigurisht të atyrë që nuk ta duan të mirën). Vetëm në momentin që do ta arrish një gjë të tillë, ke për të nisur të jetosh në paqe me veten dhe ke për ta kuptuar sa rëndësi ka t’i mbash larg personat negativë.

You may also like