Njerëzit që komentojnë në rrjete sociale janë pabuksa

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Robert Aliaj ishte i ftuar mesditën e kësaj të enjte në emisionin “Shqipëria LIVE”, ku komentoi edhe rrugëtimin e djalit të tij, Kristit, në “Big Brother VIP.

Roberti u shpreh se e sheh Kristin si finalistin e katërt, edhe pse sipas tij ai tashmë duhet ta kishte fituar më parë këtë status. Ai shtoi se nuk bazohet aspak te komentet e njerëzve në rrjetet sociale, duke i konsideruar madje si ‘pabuksa’

“Kristi duhet ta kishte fituar tashmë finalen, ai e meriton. Me çfarë shoh edhe komentet. Nuk besoj se votat i japin ata njerëzit që komentojnë në rrjetet sociale, ata janë pabuksa.”- tha Robert Aliaj.

Kujtojmë që tre finalistët e zgjedhur deri më tani nga publiku janë Luizi, Efi dhe Dea, ndërsa finalisti i katërt do të zgjidhet mes Kristit, Qetsorit dhe Nitës.

You may also like