Njerëzit që kanë lindur ditën e hënë kanë këto karakteristika (dhe ca probleme posesiviteti)

by admin
Spread the love

E hëna është dita e parë e javës që dominohet nga Hëna, i cili mbahet si një nga ndikimet e  mrekullueshme në astrologji, por që ka edhe një ndikim të jashtëzakonshëm mbi Tokën tonë.

Hëna është sundimtare e mendjes. Ky planet qeveris punët e brendshme, lidhjet familjare dhe ato gjenetike.

Individët që kanë lindur ditën e hënën do përballen me këto aspekte në jetën apo ditën e tyre, nëse hëna e tyre është në pozicion të pafavorshëm. Të lindurit në ditën e parë të javës përgjithësisht janë të sjellshëm, modestë, të adaptueshëm, posesivë, të kujdesshëm dhe me një ndjenjë të fortë mëmësie.

Nëse ke lindur ditën e hënë, do të jesh i prirur të kesh një lidhje të fortë me nënën tënde, gratë në përgjithësi dhe i fokusuar në jetën familjare. Gjithashtu të lindurit në këtë ditë kanë një intuitë tepër të fortë dhe që u kushtojnë rëndësi të madhe emocioneve të tyre. Numri me fat, është numri 2.

Ndërsa në fushën profesionale fëmijët e së hënë rezultojnë shumë të suksesshëm në biznes. Suksesi në karrierë i përndjek të gjithë të lindurit në këtë ditë të javës, pasi ata janë tipa shumë punëtorë.

I vetmi problem është në jetën personale, ku të lindurit e kësaj dite vuajnë disi nga ndjenjat e posesivitetit, të cilat duhet t’i mposhtin për të gjetur stabilitet në jetën sentimentale./revistawho.com

You may also like