“Njerëzit më të poshtër të racës sonë janë zhytur në mëkate”, shpërthen Romeo Kara dhe lëshon paralajmërimin e fortë (FOTO)

by admin
Spread the love

Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, pas deklaratës së ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli se shpallja non-grata e Sali Berishës ishte një gabim nga SHBA. Romeo Kara shkruan se laku po ngushtohet dhe pas Berishës e kanë radhën edhe të tjerë.

Postimi i plotë:

“Njerezit me te poshter te rraces sone, pushtetare dhe ishpushtetare te ketyre 30 viteve, jane zhytur ne te gjitha mekatet e mundshme, me idene e rreme se, pushteti i tyre mbi kete vend dhe kete popull dhe politika e zhvatjes nepermjet pushtetit, do te vazhdoje perjetesisht dhe se ata kontrollojne edhe gurin edhe arren.

Shpejt do t’a kuptojne se, garant i drejtesise eshte vete Zoti dhe se ajo kurre nuk do te zhduket edhe pse duket si e tille.

Zoti vepron ne menyra te cuditshme dhe te shumeaneshme, keshtu qe fundi i tyre padyshim qe do te jete shume afer.

Shumekush nuk e vinte ne dyshim paprekshmerine e Berishes, simbolit dhe garancise se ketij zullumi 30-vjecar, por goditja fatale i erdhi andej nga nuk e priste.

Pas tij ne radhe do te jene te tere.

Laku po ngushtohet.”-shprehet Kara.

You may also like