Njerëzit me mendime të ndryshme, i përpunojnë në mënyra të ndryshme debatet politike – Shqip

by admin
Spread the love

Njerëzit që anojnë në skajet e kundërta të spektrit politik, mendojnë ndryshe nga njëri-tjetri. Fakti që dallime të tilla shfaqen edhe në skanimet e trurit është shumë intrigues. Skanimi i trurit është një qasje me rezolucion të ulët për të studiuar aktivitetin nervor, i paaftë për të shpjeguar se si qelizat që prodhojnë të menduarit janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Megjithatë, duke përdorur këtë teknikë mjaft të papërpunuar, dy grupe studiuesish pretendojnë tani se janë në gjendje të dallojnë reagimet nervore të njerëzve me bindje tëmajta dhe djathta. Dantje de Bruin dhe Oriel Feldmanhall nga Universiteti BraunNju Jork, e publikuan studimin e tyre në Science Advances. Ndërsa Noa Katabi dhe Jara Jeshurun ​​nga Universiteti i Tel Avivit, në Izrael, zgjodhën Journal of Neuroscience.

Që të dyja grupet përdorën imazhet funksionale të rezonancës magnetike, e cila mat ndryshimet në rrjedhën e gjakut si një përafrim për aktivitetin nervor, për të analizuar 2 grupe vullnetarësh prej respektivisht 44 dhe 34 vullnetarësh, nga i gjithë spektri politik në SHBA.

Në fillim zonja de Bruin dhe dr.Feldmanhall i kërkuan vullnetarëve të tyre të lexonin një listë fjalësh disa me ngarkesë politike dhe disa jo ndërsa ishin të shtrirë në një skaner. Për çdo fjalë, ata regjistruan modele aktiviteti në amigdalë (pjesa trurit që merret me aspektet e emocioneve) dhe striatum (që trajton aspektet e njohjes).

Fjalët asnjanëse nuk treguan asnjë ndryshim. Por për fjalët që lidhen me termat “migrim” dhe amerikan, modelet e aktivitetit në striatum u grumbulluan sipas bindjes politike të pjesëmarrësve. Më pas, ata u kërkuan njerëzve të shihnin një klip lajmesh të formuluar në mënyrë neutrale mbi abortin, por edhe debate të nxehta mbi policinë dhe emigracionin.

Modelet e aktivitetit të stimuluara nga klipi i lajmeve ishin të padallueshme midis të majtëve dhe të djathtëve. Por ato të krijuara nga debati mbi emigracionin (edhe pse çuditërisht jo nga debati mbi policinë, i ndanë qartë vullnetarët që morën pjesë në eksperiment.

Ndërkohë zonja Katabi dhe dr.Jeshurun, përdorën direkt provën me video. Ata u kërkuan pjesëmarrësve të shihnin reklamat dhe fjalimet e fushatës zgjedhore, dhe një klip me një qasje neutrale. Ata zbuluar dallime të qarta reagimet ndaj materialit me ngarkesë politike nëpjesët e korteksit që kanë të bëjnë me shikimin, dëgjimin dhe lëvizjen. Për më tepër, nëdallim nga De Bruin dhe Feldmanhall, të cilat vunë re thjesht korrelacione, ata thanë se mund të parashikonin pikëpamjet politike të një individi vetëm nga skanimi i trurit të tyre. / the economist – Shqip

You may also like