Njerëzit e Berishës thyen dyert në selinë e PD-së, vjen reagimi i fortë i Lulzim Bashës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pak minuta pasi Sali Berisha me mbështetësit e tij shqelmuan dyert e Partisë Demokratike, nga ku ish-kryetari mbajti një konferencë për shtyp ka reaguar edhe Lulzim Basha. Në një konferencë për shtyp, Basha tha në dëshpërim po zbrazet në selinë e PD-së me njerëz të krimit.

Deklarata e Bashës:

‘Ndërkohë që jemi të fokusuar tek problemi i aferës së inceneratorëve. Sali berisha vazhdon që të jetë një tub oksigjeni që mban qeverinë. Është bërë pengesë edhe për hetimin e inceneratorëve. Në vend të merremi me vjedhjen e shekullit, e të shohim në pranga të gjithë ata anëtarë të kabinetit, prej Sali Berishës sot po merremi prap me Sali Berishën. Nga dëshpërimi për dështimin e një lëvizje falco e personale po zbrazet në dyert e PD-së i shoqëruar nga njerëz me precedentë penalë.’– tha Basha.

You may also like