Njerëzit duan ta vrasin fëmijën tim, duan ta fusin në mikrovalë

by admin
Spread the love

Amber Heard ka folur sërish në gjyq duke thënë se përveç kërcënimeve me vdekje që i bëhen asaj, në këtë është e përfshirë edhe fëmija i saj.

“Unë jam ngacmuar, poshtëruar, kërcënuar çdo ditë”, tha ajo, me buzën e poshtme që i dridhej. “Edhe vetëm duke hyrë në këtë sallë gjyqi, duke u ulur këtu përballë botës, duke kaluar pjesët më të këqija të jetës sime, gjërat që kam jetuar më kanë poshtëruar”.

“Njerëzit duan ta vrasin fëmijën tim në mikrovalë dhe ma thonë këtë çdo ditë”, vazhdoi biondja.

Heard ka një vajzë njëvjeçare të quajtur Oonagh Paige Heard. Ajo është shprehur se është edhe nëna edhe babai i fëmijës së saj.

Camille Vasquez, avokatja e Johnny Depp, e vuri në siklet Heardin gjatë marrjes në pyetje, duke e përballur atë me dëshmitarë që kundërshtuan dëshminë e saj.

“Gënjeshtrat tuaja i janë ekspozuar botës shumë herë”, tha Vasquez. “Unë nuk kam gënjyer për asgjë”, u përgjigj aktorja.

Ajo pyeti për një incident në Hicksville Trailer Palace në vitin 2013, në të cilin aktorja pretendon se Depp kërcënoi të thyente kyçin e një gruaje që ishte bërë tepër miqësore me të.

Vasquez vuri në dukje se vetë dëshmitarja e Heard, Rocky Pennington, e cila ishte i pranishëm në atë kohë, nuk e pa që Depp të kërcënonte gruan.

Gjyqi i Johnnyt ndaj Heard ka qenë ndër më të përfolurit këtë muaj për shkak të dëshmive tronditëse të bëra nga palët.


You may also like