“Njëherë urren pastaj do”, Melisa në Për’puthen përpiqet të bashkojë Brunon dhe Efin

by admin
Spread the love

Andi dhe Melisa, një prej çifteve të krijuar nga Për’puthen janë të ftuar specialë në studio në ditën e të dashuruarve.

Ish-konkurrentja ka tentuar që të bashkojë Efin dhe Brunon, duke qenë se është mikeshë me konkurrenten.

Duke bërë shaka gjatë takimit katër minutash me Brunon, një nga sfidat në puntatën e sotme, ajo i tha se është e martuar, duke nënkuptuar se nuk mund ta ngacmonte.

Ajo i tha se është shumë i luhatshëm, ndërsa konkurrenti e kundërshtoi.

Melisa: Në radhë të parë jam e martuar, unazë nga të dyja anët.

Melisa: Je shumë i luhatshëm, njëherë urren njëherë do.

Bruno: Unë atë që dua gjithmonë do e dua, në këtë pikë duhet të jesh racional.

Melisa: Je në momentin e gabuar me personin e gabuar, racional.

Bruno: Jo nuk është.

Melisa: Kur je i jashtëm, ti e sheh gabimin e saj me një sy tjetër.

Bruno: Më pëlqen fakti që jeni të ngjashëm, aq sa jeni të ndryshëm.


You may also like