Një zëvendësues për Vlahovic dhe Kostic, zërat e merkatos te Juventusi

by admin
Spread the love

Juventusi po mendon për afrime në merkaton e verës dhe emrat që qarkullojnë janë disa. Me Ivan Perisic që pritet të zyrtarizohet te Tottenham, bardhezinjtë kalojnë në planin B.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se klubi nga Torino ka vënë në shënjestër serbin Filip Kostic, të cilin e kërkoi Interin verën e kaluar.

Ai ka edhe një vit kontratë dhe është i përballueshëm për Juventusin në aspektin financiar. Eintracht Frankfurt pret oferta, pasi verën e ardhshme mund ta humbë me parametra zero.

Në kampin bardhezi ndërkohë duan edhe një sulmues për të zëvendësuar Dusan Vlahovic. Alternativa e lakuar është Marko Arnautovic, austriaku i cili me Bologna shënoi 14 gola në Serie A sezonin e fundit.

Ai ka edhe dy vite kontratë me Bologna, që ka vendosur bllokadë për sulmuesin. Edhe Napoli e Milani janë interesuar për shërbimet e shtatlartit, i cili në prill mbushi 33 vjeç. / oversport.tv

You may also like