“Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri”, moderatorja shqiptare humb njeriun e dashur

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur shqiptare, Argjira Spanca ka humbur ditën e sotme njeriun e saj të shtrenjtë, gjyshin. Përmes një postimi të bërë në rrjete sociale, moderatorja ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj lajmin shumë të trishtë.

Argjira ka postuar një foto bardhezi të gjyshit të saj, teksa shkruan se zemra e tij ka pushuar së rrahuri.  “Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri. Ne ndahemi me gjyshin tonë të dashur me dhimbje”- shkruan blogerja dhe moderatorja e njohur krahas fotos së gjyshit të saj.

Kujtojmë që Argjira Spanca ka humbur edhe të atin. Pak kohë më parë në një intervistë për Beniada Nishanin në emisionin “E diell”, ajo u përlot teksa rrëfeu për marrëdhëniet e veçantë që ka pasur me të atin.

“Kur mendoj ta bëj apo jo diçka, gjithmonë pyes veten si do të donte babi, më duket se më ndjek në çdo hap”, u shpreh pak javë më parë Argjira Spanca në programin e së dielës në Top Channel.

Lexo lajme interesante

You may also like