‘Një vit pa të puthur’, Rudina Dembacaj nuk e lejon ish-partnerin të takohet me të bijën? (FOTO)

by admin
Spread the love

Pasi vendosi t’i jepte fund martesës me Aleksandrin, Rudina Dembacaj u komentua gjatë në media për marrëdhënien e mirë që kishte ruajtur me ish-partnerin e saj. Mirëpo, kjo marrëdhënie e mirë zgjati deri në momentin kur Aleksandri krijoi një lidhje të re, me Marisën.

Kjo e fundit, përmes postimeve në rrjetet e saj sociale ka lënë të kuptohet se aktorja ka krijuar një mure mes vajzës dhe babait të saj. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Aleksi në një postim në Instagram së fundmi, ku na ka lënë të kuptojmë që Rudina nuk e lejon ta takojë Viktorian dhe se ka një vit pa e parë nga afër.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,”-shkruan ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën. Nuk dihet se si qëndron e vërteta, teksa vetë aktorja nuk ka bërë asnjë reagim për të shpjeguar se ç’ka dashur të thotë ish-partneri.

Kujtojmë që Rudina po jeton marrëdhënien e saj të re me ish-deputetin Mark Frroku, me të cilin është kurorëzuar me martesë dy vite më parë.

You may also like