Një veshje e thjeshtë e Loredana Zefit kap vlerën e 450 eurove

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi, shquhet për jetën luksoze që bën dhe kjo e ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes.

Markat e shtrenjta, veshjet e ndryshme e po ashtu edhe pushimet e kanë risjell në fokus të medieve e faqeve rozë.

Ajo së fundmi është komentuar për një dukje në një nga koncertet që ka mbajtur në Gjermani.

Bukuroshja, e rritur në Zvicër, shfaqet me një kostum interesant rozë i cili nuk është se kushtoi pak.

Në bazë të një postimi të bërë nga faqja ‘Shqip Closet’, kjo veshje e thjeshtë e Loredanës kushton afro 450 euro.

Triko rozë kaloi shifrën e 238 eurove, ndërkohë që pantallonat kushton afro 190 euro.

Sido që të jetë, Lori vitin 2021 e kaloi me një sërë projektesh të suksesshme e po ashtu edhe me koncerte të shumta.

 


You may also like