“Një udhëtim i pabesueshëm”, ish-sulmuesi i Interit e mbyll me futbollin e luajtur

by admin
Spread the love

Gorand Pandev i ka dhënë fund aventurës së tij me futbollin e luajtur. Ka qenë vetë sulmuesi maqedonas që me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë publik lajmin.

“Shikoj pas dhe nuk më duket ende e vërtetë. Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm. Kam kaluar shumë emocione të bukura të cilat do t’i mbaj gjithmonë me vete, njësoj si njerëzit që kanë shënjuar këtë udhëtim timin”, ishin disa nga fjalët e Pandev.

Suksesi më i madh në karrierën e Goran Pandev erdhi në vitin 2009-2010 kur në drejtimin e Jose Mourinhos, sulmuesi maqedonas fitoi tre trofe brenda një viti. Së fundmi Goran Pandev ishte pjesë e skuadrës së Parmës. /oversport.tv

Foto: Parma Calcio 1913, Facebook

You may also like