Një trajner i shkarkuar dhe rezultate surprizë, çfarë solli java e tretë e “Abissneet Superiore”

by admin
Spread the love

Java e tretë e “Abissnet Superiore” solli spektakël të vërtetë në ekranin e Oversport dhe Tibo, por erdhi gjithashtu edhe shkarkimi i parë i trajnerit për këtë edicion. Renato Arapi nuk do të jetë më trajner i Teutës pas startit të dobët të sezonit.

Vendimtar ishte barazimi në derbin përballë Erzenit që bëri drejtuesit të merrnin këtë vendim. Vazhdon forma e mirë e Xhuliano Skukës që i jep një tjetër fitore Partizanit, këtë herë ndaj Bylis, me “Demat” që ngjiten në krye të tabelës së klasifikimit me pikë të plota.

Rezultate surprizë kanë sjellë edhe sfidat Laçi-Egnatia dhe Kukësi-Kastrioti. Triumfues në këto dy sfida dolën Egnatia dhe Kastrioti duke krijuar shqetësim te drejtuesit e klubeve. Skënder Gega me Kukësin e tij vazhdon të konfirmojë startin negativ ku ka grumbulluar vetëm 1 pikë në tre javët e para dhe ndodhet në vendin e fundit.

Spektakël solli edhe sfida hapëse e kësaj jave midis Tiranës dhe Vllaznisë në “Selman Stermasi”. Klasikja shkoi në favor të Vllaznisë që ngjitet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Tirana pas tre javësh ka 4 pikë. /oversport.tv

You may also like