Një tjetër shqiptar në planet e Interit, zikaltrit ofrojnë një lojtar në këmbim

by admin
Spread the love

Jo vetëm Kristjan Asllani. Interi është hedhur në sulm për një tjetër futbollist të kombëtares shqiptare. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin e Atalantës, Berat Gjimshiti.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, pasi dështoi pista Gleison Bremer, drejtuesit zikaltër po ndjekin me vëmendje Berat Gjimshitin. Ky i fundit konsiderohet si një alternativë në rast se dështon edhe pista Nikola Milenkovic.

Sakaq, Beppe Marotta po mendon të ofrojë një lojtar në shkëmbim për të marrë kartonin e Gjimshitit. Zikaltrit kanë ofruar Andrea Pinamontin i cili po kërkohet nga bergamaskët, ndërsa vlerësohet rreth 20 milionë euro nga Interi. /oversport.tv

You may also like