Një tjetër kullë do të ndërtohet në Tiranë, më e larta në kryeqytet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeqytetit mund ti shtohet një tjetër kullë e lartë në vazhdim, siç është vënë në dukje në një video të shpërndarë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion veliaj, në kuadër të Konkursit Ndërkombëtar për projektin fitues midis 5 studiove të arkitekturës bashkëkohore për ndërtimin e “Tirana Multifunctional Center”.

Sipas Veliajt, ky ndërtim në qendër të Tiranës do të “forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë”.

Ajo që ra në sy gjatë prezantimeve ishte pikërisht një kullë shumëkatëshe pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Arkitekti drejtues që e prezantoi tha se është mbështetur në traditën shqiptare, vëçanërisht në stilin e shtëpisë së Zekatëve në Gjirokastër, të Pallatit me Kuba në Tiranë, të qytetit të njëmijë dritareve dhe kështjellës së Beratit.

Nëse projekti realizohet, kulla do të jetë më e larta në kryeqytet, dukshëm më e lartë se ajo që ndodhet jo larg saj, pas “Tirana Internacional”.

You may also like