Një tjetër goditje e fuqishme: A po tërhiqet Edi Paloka nga lëvizja e Berishës? Deputeti lëshon deklaratën e fortë

by admin
Spread the love

Deputeti Edi Paloka, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, i shkarkuar nga Lulzim Basha pasi iu bashkua lëvizjes së Sali Berishës duke u zgjedhur në Kongresin e 11 Dhjetorit anëtar i Komisionit të Rithemelimit duket se po tërhiqet edhe nga mbështetja për ish-kryeministrin.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Paloka nuk reshti duke goditur dhe akuzuar Lulzim Bashën, por edhe eksponentë të tjerë të PD-së që i kanë kthyer krahët Sali Berishës.

Por një fjali e tij në fund ishte më e fortë se goditja kundër Lulzim Bashës. Deputeti demokrat tha se për shkak të përgjegjësive që ndjen për situatën që ndodhet PD-ja sot, nuk mund të angazhohet më shumë me Komisionin e Rithemelimit.

“Nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja” – tha Paloka. Por a do të thotë kjo tërheqje përfundimtare nga grupi i Berishës?

You may also like