Një tjetër futbollist i Kombëtares së Shqipërisë rezulton pozitiv me Covid-19

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, është infektuar me virusin COVID-19.

Ky është lajmi që raportohet nga “jornadaperfecta”. Mbrojtësi nuk ishte as në stol në ndeshjen e Shqipërisë kundër Polonisë.

Hamdi Salihi para ndeshjes u shpreh në “Supersport” se Balliu ishte dëmtuar, por në Spanjë raportojnë për infektimin e anësorit të Rayo Vallecano.

Balliu luajti disa minuta me kombëtaren tonë në duelin kundër Hungarisë dhe tani në klubin spanjoll shpresojnë të dalë negativ para ndeshjes ndaj Real Betis.

Te Shqipëria në grumbullimin e fundit rezultuan të infektuar me COVID-19 edhe Erjon Hoxhallari, Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula, si dhe fizioterapisti Arzen Voci. 

You may also like