Një tifoz special në “Niko Dovana”, Martini: Vllaznia ka një vend të veçantë në zemër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një tifoz i veçantë është i pranishëm në “Niko Dovana” për të ndjekur sfidën Teuta-Vllaznia. Edi Martini, që ka shkëlqyer me fanellën e Vllaznisë si lojtar në fushën e blertë dhe më pas ka udhëhequr Teutën nga stoli drejt shumë sukseseve, ka folur për Oversport në prag të fillimit të këtij takimi.

“Kisha dëshirë dhe kureshtje të ndiqja këtë sfidë nga stadiumi. Të dyja skuadrat kanë nevojë që të marrin fitoren dhe sot jam një tifoz që dua të shijoj këtë ndeshje.

Tifoz i kujt? Vllaznia ka një vend të veçantë në zemrën time, por karrierën si trajner e kam në Durrës. I dua të dyja këto klubet. Besoj se do të jetë një ndeshje e fortë dhe e bukur, sepse të dyja skuadrat kanë nevojë për fitore.

Kualifikimi i femrave të Vllaznisë? Një sukses i madh për të gjithë Shkodrën dhe futbollin shqiptar. Dua të uroj presidentin e klubit për të gjithë punën e mirë dhe sakrificat e bëra në këto 15 vite”, ka thënë Martini. / Oversport.tv

You may also like