Një talent i jashtëzakonshëm që “thyhet” vazhdimisht, Tiago Alkantar mund të mos luajë më për Liverpulin

by admin
Spread the love

Mesfushori i Liverpulit, Tiago Alkantara, mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin pasi pësoi një dëmtim të ri gjatë atyre pak minutave që luajti në rikthimin e tij kundër Arsenalit të dielën.

32- vjeçari po bënte paraqitjen e tij të parë në 10 muaj, kur hyri në fushë në minutën e 85-të në disfatën 3-1 të “reds”-ave në “Emirates”. Nuk ka ende asnjë afat për rikuperimin e tij nga ky lëndim i fundit muskulor.

Tiagos i skadon kontrata në fund të sezonit dhe duket se nuk ka gjasa që Liverpuli t’i ofrojë atij një marrëveshje të re, pas dëmtimeve të tij të njëpasnjëshme në “Anfield”. Paraqitja e mëparshme e Tiago me Liverpulin ishte në fitoren e tyre 2-1 në Premier Ligë ndaj Uest Hemit vitin e kaluar.

Ai i bashkohet Dominik Sobozlait dhe sulmuesit Mohamed Salah në infermieri, ndërsa skuadra e Jyrgen Klopit lufton në katër fronte në sezonin e tij të fundit në stol.

PANORAMASPORT.AL

You may also like