Një takim turko-grek në Bruksel dhe sqarim për F-16 – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha se kanë filluar punimet teknike për blerjen e avionëve F-16 nga Shtetet e Bashkuara.

Akar iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Bruksel pas takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai me atë rast është pyetur edhe për blerjen turke të avionëve F-16 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është detyra jonë të mbrojmë 84 milionë banorët tanë, vendin tonë prej 780 mijë kilometrash katrorë, si dhe të drejtat tona dhe ligjin në këtë kuadër. Si? Do ta bëjmë me ushtrinë tonë. Çfarë do të thotë ushtri? Stafi dhe pajisjet. Ne po përpiqemi ta përmbushim atë. Kështu që ne po përpiqemi ta pajisim ushtrinë tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Akar.

Ai tha se nën Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, përqindja e prodhimit vendas në industrinë mbrojtëse të vendit të tij ishte afruar 80 përqind.

“Ne jemi në gjendje të plotësojmë shumë nga nevojat tona me prodhimin vendas. Përveç kësaj, ne kemi nevoja të tjera, të cilat gjithashtu duhet t’i plotësojmë.”

“Në këtë kuptim, ne duhet të rindërtojmë F-16 që kemi. Kanë nisur punimet teknike për prokurimin e Block 70 Viper F-16 nga aleati dhe miku ynë SHBA, por edhe për modernizimin e disa avionëve që tashmë i kemi. Ne ndjekim procesin. Forcimi i Turqisë do të thotë gjithashtu forcimi i mbrojtjes së NATO-s,” tha Akar.

Ai kujtoi se në selinë e NATO-s është takuar edhe me ministrin grek të Mbrojtjes Nikolaos Panagiotopoulos.

“Kemi pasur një takim pozitiv dhe konstruktiv me ministrin grek të mbrojtjes. Presim që në periudhën e ardhshme të shohim rezultate pozitive të këtij takimi”, tha Akar.

Ai gjithashtu preku Marrëveshjen midis Greqisë dhe Francës dhe tha se, “përkundër faktit se ne jemi brenda NATO -s, kërkimi i aleancave të tjera dëmton si NATO ashtu edhe marrëdhëniet dypalëshe, dhe si pasojë minojnë besimin”. /tesheshi.com/

You may also like