Një “skaner” i Albinit për Serbinë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë se në thelb nuk e njeh shtetësinë e vendeve jashtë BE-së – Bosnjes, Malit të Zi, Kosovës, madje edhe Maqedonisë së Veriut, dhe se po angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj për të shkatërruar shtetësinë e tyre, duke dashu “boshnjakizimin” e tyre.

Kurti pretendon se Serbia i trajton vendet që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë së madhe sot në Ballkanin Perëndimor si të qe një “Rusi e vogël” – paternaliste dhe hegjemoniste.

Entiteti i Bosnjës po përpiqet ta kthejë Republikën Srpska në Bjellorusi, dhe Malin e Zi në Ukrainë, dhe se dëshiron të krijojë Republikën Srpska në Kosovë përmes Unionit të Komunave Serbe (ZSO), arsyetoi ai.

Kurti po ashtu thotë se kanë të bëjnë me “një shtet që nuk e njeh Kosovën, i cili është autokratik dhe pro Moskës”.

Ai po ashtu e pranon se Serbia është problemi i tyre më i madh, sepse siç thotë, nuk mund ta imagjinojë dhe as ta pranojë Kosovën si shtet fqinj të barabartë.

Një burim tensioni në rajon

Kurti po ashtu pohon se Serbia po “eksporton” tensione në rajon dhe po e destabilizon atë, për shkak të dy, siç thotë ai, “defekteve të brendshme”, duke thënë se ato janë mungesa e demokracisë dhe mospërballja me të kaluarën.

Kurti po ashtu thotë se Serbia dialogun mes dy vendeve e kupton si dialog për statusin e Kosovës dhe jo si “dialog për statusin e marrëdhënieve tona dhe normalizimin e tyre”.

“Sa herë që Serbia thotë se po mbrohet, bëhet gati të sulmojë. Për këtë kemi qenë të bindur së paku tre dekadat e fundit”, tha Kurti.

I pyetur nëse kanë të drejtë ata që e shohin Asocacionin e Komunave Serbe si Republika Srpska e re në Ballkan, Kurti tha po.

“Ne kemi një krijim të tillë në Bosnje, quhet Republika Srpska, është ndërtuar në Dejton dhe i shërben Beogradit, jo serbëve. Beogradi, pra, dëshiron një krijim të ngjashëm në Kosovë”, tha Kurti.

Sipas tij, suksesi i negociatave dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës varet nga “gatishmëria e Beogradit për të ndryshuar qasjen dhe vetveten”. /tesheshi.com/

You may also like