Një shtetas i Maqedonisë së Veriut në mesin e të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën në Koçevje

by admin
Spread the love




Në mesin e pesë personave të cilët humbën jetën në shpërthimin e djeshëm në fabrikën kimike “Melamin” në qytetin slloven Koçevje, është edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, njoftuan sot mediat sllovene, raporton MIASiç kumtoi departamenti i policisë së Lubjanës, nga katër personat e tjerë që kanë humbur jetën, dy janë sllovenë dhe dy janë shtetas të BeH.

Sipas policisë sllovene, të vdekurit “ende nuk janë identifikuar, por dihet se tre prej tyre janë të huaj”.

Shefi i Departamentit të përgjithshëm të krimit pran SPB të Lubjanës, Valter Zrinski, deklaroi se për momentin nuk mund të konfirmojë nëse shkaku i shpërthimit ka qenë gabim njerëzor.

“Nëpunësit e policisë kriminale vazhdojnë të bëjnë ekspertizë në vendin e ngjarjes për t’i ndihmuar mjekët ligjorë të përcaktojnë shkakun e saktë që ka çuar në këtë ngjarje jo të mirë”, tha Zrinski, duke shtuar se kur të kenë “konkluzione të qëndrueshme” nga ekspertiza do ta informojnë Prokurorinë Publike kompetente.

Shpërthimi në Koçevje, qytet me rreth 8,000 banorë në jug të Sllovenisë, ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të djeshëm, pas së cilës autoritetet lokale këshilluan menjëherë banorët që të mbyllnin dritaret dhe të mos dalin jashtë, megjithëse theksuan se nuk ka rrezik për ndotje të mjedisit jetësor.

Fabrika “Melamin” u themelua në vitin 1954 dhe ka të punësuar rreth 200 punëtorë kurse është emëruar sipas kimikatit që prodhon për të mbuluar dyshemetë dhe mobiljet. 


You may also like